Prishtina në festë, Shkupi në “luftë” (FOTO-VIDEO)

Ngjarje të bujshme dhe të pazakonta kanë karakterizuar ditët e sotme në dy kryeqytete, Shkup dhe Prishtinë, shkruan InfoShqip.

Lirimi i Ramush Haradinajt nga gjykata franceze ishte lajm i gëzueshëm për gjithë shqiptarët, ndërkohë në sheshin e Prishtinës vetëm se kanë nisur festimet për pritjen e tij.

Ndërkohë situatë krejtësisht e ndryshme karakterizon Shkupin, pushtimi i Kuvendit nga protestues huliganë përkrahës së VMRO-së si reagim ndaj zgjedhjes së Talat Xhaferit kryeparlamentar e nxori situatën nga kontrolli dhe momentalisht mbizotëron kaos në Kuvend.

Forcat e rendit fillimisht munguan ndërkohë vërehet shtim i tyre me ritme të ngadalta.

Bilanci i kësaj ngjarje janë gazetarë dhe deputetë të dëmtuar nga protestuesit, ata goditën me mjete të forta mbi politikanët dhe përfaqësuesit e mediave, i dëmtuar është dhe kreu i LSDM-së Zoran Zaev./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu