Prishtina tjetër “lutje” Vatikanit: pse duhet njohur Kosova nga Selia e Shenjtë

Prishtina zyrtare i përcolli një tjetër “lutje” Vatikanit për njohjen e Kosovës, kësaj here me anë të kryekuvendares Vjosa Osmani.

Kjo e fundit u takua me njeriun e Papa Françeskut, Jean Marie – Speich, një delegat apostolik për Kosovën, të cilit i tha se njohja e Kosovës nga ana e Selisë së Shenjtë ka dhe vlerë humane.

“Njohja e pavarësisë së vendit tonë jo vetëm do t’i ngrinte në një nivel më të lartë marrëdhëniet tona edhe ashtu të shkëlqyera, por do të ishte edhe njohje e sakrificës së popullit të Kosovës për liri”, tha Osmani.

Vatikani nuk e njeh Kosovën, e Prishtina zyrtare s’ka rreshtur së luturi që të marrë një ditë lajmin e gëzuar nga kryeqendra e botës së krishterë, e cila do përbënte një bonus të madh diplomatik në procesin e njohjeve, ngecur prej kohësh. /tesheshi.com/

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu