“Prit se foli Zonja e Parë”, Olta i përvishet Kiarës: Materialiste, Luizin e ke shfrytëzuar për famë, e di gjithë Shqipëria

Po shoqërohet me debate të ashpra përballja e banorëve të BBV, e para pas përfundimit të edicionit të dytë të showt të famshëm. Një përballje e fortë ishte ajo e Oltës dhe Teas me çiftin Luiz-Kiara.

Gjatë diskutimeve Olta nuk hezitoi t’i referohet Kiarës si bashkëshortja fiktive.

“Prit se foli zonja, hë mi zonjë e parë. Do shesësh ti moral, je e kulluar ti. Bashkëshortja fiktive, luanesha jote që në rikthim ju duk gërhima si klarinetë. Është nga banoret që të ka shfrytëzuar për famën që ke bërë. Nuk po të them diçka që nuk e di, e thotë gjithë Shqipëria që të ka shfrytëzuar. Kjo e kulluara. Po të shfrytëzon ty se je shumë i famshëm. Meqë tha jam e kulluar. Është oportuniste”.

E ndërsa Kiara si provë të dashurisë së çiftit referoi unazën në gisht, Olta shpërtheu sërish.

“Ti je materialiste, unaza në gisht thotë!”

Kërcënimi i pretenduar ndaj Teas u rikthye në vëmendje. Dhe pse Kiara dhe Luizi e mohuan, kjo u konfirmua edhe nga Zhaklina që insistoi që Kiara të kërkojë faljen.

Por Kiara duke replikuar me Tean tha se ajo gjithë këtë histori e bën për klikime.

Aty ndërhyri sërish Gixhari.

“O zonjë e kulluar ti çfarë bën për të fituar klikimet?”– tha ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu