“Priten uragane në gjithë botën”, çfarë duhet të dini rreth tyre

Ky fund shtator pritet të shoqërohet me stuhi dhe uragane, të cilat do të prekin pothuajse të githë globin.

Uraganet nuk do të kursejnë as Ballkanin. Ka disa fakte interesante për uraganet, që nuk i keni ditur më parë.

Uraganet janë stuhi tropikale me shpejtësi të erës mbi 257kmh. Ato mund të lëshojnë më shumë se 9,5 trilion litra ujë në ditë.
Uraganet zakonisht krijohen në zonat tropikale.

Zhvillohen mbi ujë të ngrohtë dhe e përdorin atë si një burim energjie, dhe humbin fuqi derisa lëvizin drejt tokës.

Rajonet bregdetare janë më së shumti të prekura nga uraganet.

Çdo sekondë, një uragan lëshon energjinë e dhjetë bombave atomike.
Uraganet gjithashtu prodhojnë tornadot, por ato zgjasin vetëm disa minuta.

Uraganet që lëvizin më ngadalë lëshojnë më shumë shi dhe mund të shkaktojnë më shumë dëme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu