Probleme me zemrën, Sela shtrohet në spital. Si është gjendja e tij? (FOTO)

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela dje është shtruar në Klinikën Universitare të Kardiologjisë në Shkup si pasojë e shtrëngimeve në krahëror, shkruan InfoShqip.com

Nga burime brenda ASH-së njoftojnë se Sela është në gjendje stabile dhe në ditët në vijim do të kthehet në shtëpi vazhdojë me aktivitete e përditshme.

Flakron Bexheti nga rradhët e ASH me një status në Facebook jep detaje lidhur me shëndetin e Selës:

Postimi i plotë i tij:

“Të respektuar gazetarë dhe qytetarë!
Gjatë ditës së djeshme kryetarit të partisë sonë, z.Ziadin Sela, janë shfaqur dhimbje në kraharor të cilat e kanë bërë t’i drejtohet në Klinikën Universitare të Kardiologjisë në Shkup. Pas të gjitha ekzaminimeve të kryera ai rezulton të gëzojë shëndet të plotë dhe gjendja e tij është stabile. Kryetari Sela brenda ditës së sotme apo nesërme do të kthehet në shtëpi dhe menjëherë do të vazhdojë me aktivitetet e përditshme.
Faleminderit për interesin dhe kujdesin tuaj!
Qofshi mirë!”- përfundon ai./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu