Probleme për Zidane, lideri Real Madridit do mungojë për tre javë

Pas tri vitesh Real Madrid do të luajë ditën e hënë. Do të jetë transferta ndaj Legas në orën 21:00, ndeshje që do të mbyllë javën e 32-të La Liga.

Për këtë ndeshje trajneri Zinedine Zidane duhet të bëjë llogaritë pa Sergio Ramos, i cili ka pësuar një dëmtim në pulpë gjatë seancës së stërvitore. Vetë klubi njoftoi se gjendja e tij do të monitorohet ditë pas dite dhe më pas do të dalin në një konkluzion për datën e rikthimit të tij.

Ndërkohë që mediet në Spanjë kanë bërë me dije se koha e rikuperimit të kapitenit madrilen do të jetë 2-3 javë. Për këtë është e sigurt që qendërmbrojtësi do të humbasë tre ndeshjet e ardhshme të “Los Blancos”.

Përveç sfidës me Leganes, Ramos do të mungojë edhe për ndeshjet ndaj Athletic Bilbao dhe Getafe, ndërsa për ndeshjen ndaj Rayo Vallecano mund të jetë në bankinë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu