Prokurorët e Janevës dhe të Zvërlevskit më 1 shtator mund të rrihen për Bozhinovskin

Më 1 shtator, kur është caktuar procesi gjyqësor kundër gazetarit të ekstraduar, Zoran Bozhinovki, i akuzuar për rrastin “Spiuni”, mund të ndodhë rrahje në gjykimore, për atë se cili prokuror ta përfaqësojë akuzën, merr vesh “Sakam da kazam.mk” nga burime në Gjykatën Penale, transmeton Zhurnal. Për këtë rrast Gjykata Themelore Shkupi 1 (Gjykata penale) i është drejtuar Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion, ndërsa e lë anësh Prokurorinë Speciale Publike, edhe pse ajo i ka gjithë kompetencat për rastin “Spiuni”.

Ka shumë gjasa që prokurorë të dy Prokurorive të paraqiten në gjykim më një shtator, komentojnë “Sakam da kazham.mk” burime nga gjykata të cilët flasin nga pozita e anonimitetit për shkak se nuk janë të autorizuar për komunikim me publikun. PSP-ja e Katica Janevës mendon se me vendimin e Apelit të Shkupit, gjithë kompetenca për gjithë rastin është i saj dhe se ajo që Gjykata Penale e përzien Prokurorinë për krim të organizuar, që është pjesë e ekipit të prokurorëve të Marko Zvërlevskit është veprim i paligjshëm i Gjykatës.

Njëkohësisht në Gjykatën e Apelit në Shkup është caktuar seancë sipas ankesës së të gjykuarve nga rasti “Spiuni”, mirëpo pa Zoran Bozhinovskin. Kjo gjykatë nuk e ka ftuar Prokurorinë e lartë ta përfaqësojë akuzën, por e ka ftuar PSP-në, sepse ia pranon të gjithë kompetencën në lëndën në fjalë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu