Propozimi i Luizit dhe Kiarës bën për të qeshur Oltën: Se kanë të gjatë, nuk u emocionova fare

Të shtunën që lamë pas,Luiz Ejlli i propozoi për martesë Kiara Titos dhe mori Po-në që shumë njerëz dyshuan në fillim. Reagimet ishin të shumta si nga publiku i thjeshtë ashtu edhe nga kolegë VIP-a apo ish-banorë të shtëpisë,përveç Olta Gixharit.

Që meqë ra fjala e tha në emisionin e mëngjesit mendimin e saj.

Si fillim kur prezantuesi ka rikujton ajo qesh me të madhe dhe thotë:

”Unë e kam thënë dhe aty brenda, qeshja dhe i thoja Kiarës ju nuk keni kimi bashkë dhe nuk e keni shumë të gjatë.

Unë vazhdoj të jem me të njëjtin mendim,aty e kam zbukuruar duke e thënë në këtë formë se nuk doja të godisja as njërin as tjetrin në këtë pikë se nuk kam dashur dhe unë e kam thënë shpesh që në atë shtëpi unë kam kursyer shumë njerëz veçanërisht Luizin.

Skena nuk më bëri shumë përshtypje përveç fishekzjarreve që ishin shumë të bukura,nuk u emocionova sepse është diçka që Luizi e ka thënë muaj të tërë.”– tha ajo.

Video:

@topchanneltvalbania Olta Gixhari qesh me propozimin e Luizit për Kiarën: Nuk e kanë të gjatë! #bigbrother #bigbrothervipalbania #bigbrothervip #topchannelalbania #viral #show #tv #topchannel #fyp #foryou #foryou #foryoupage #wakeup #oltagixhari #luizejlli #kiaratito ♬ original sound – Top Channel TV


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu