Propozoi të dashurën nën ujë, humb jetën tragjikisht

Kërkoi që të surprizonte të dashurën e tij duke e propozuar nën ujë, por djali e pëson tragjikisht dhe mbytet.

Ngjarja ka ndodhur në Tanzani, ku Steven Weber Jr. dhe Kenesha Antoine, nga Luiziana e Shteteve të Bashkuara, kishin shkuar me pushime.

Në pamje duket momenti i propozimit, teksa djali mban në dorë një letër dhe unazën e martesës.

Por pas kësaj, ai nuk doli më i gjallë nga uji.

“Nuk dole kurrë nga ajo thellësi, kështu që nuk munde ta dëgjosh përgjigjen time: Po! Po! Një milion herë, po, do të martohem me ty”, shkroi e dashura e tij në rrjetet sociale.

Interesant ishte edhe mesazhi që shkruhej në letrën e Steven: “Nuk mund ta mbaj frymën aq gjatë sa të them gjithçka që dua tek ty. Por gjithçka që dua tek ty, e dua çdo ditë e më shumë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu