Protesta për t’i dhënë fitoren Elvanës, Ermal Mamaqi: Qindra fansa para TVSH

Ermal Mamaqi ka qenë një nga artistët, që mbeti më shumë i befasuar nga humbja e Elvana Gjatës. Madje edhe më i befasuar se Alketa Vejsiu.

Ai bashkë me bashkëshorten e tij, Armanda Toska, i kanë çuar mesazhi inkurajuese Elvana Gjatës, duke i thënë se e meritonte fitoren.

Aktori i humorit dhe producenti i njohur, i cili bëri edhe një film me Elvanën kohët e fundit, “Dy gisht mjalt”, nga miqësia e fortë që ka me të, në portalin që ai drejton, organizoi edhe një sondazh.

Sondazhi nxori fituese të festivalin Elvana Gjatën, me 63 për qind kundrejt 19 për qind që mori Erilena Ara.

Por fitorja e Arilenës i është dukur aq e pazakontë Ermalit, saqë tha se këngëtarja aq e dashur e publikut Elvana Gjata, për të cilën në sondazhin e organizuar prej tij votuan mbi 5 mijë vetë, nuk mori dot çmimin e parë me këngën “me tana”.

“Europa do të kërcente me Elvanën” dhe sipas Ermalit, fitorja e Arilenës me “shaj”, ishte një surprizë, shkruan Noa.

Por në portalin e Ermal Mamaqit është bërë publik edhe lajmi se fansat e Elvana Gjatës po organizohet për të protestuar para godinës së TVSH-së. Ata do të protestojnë që Televizioni Publik Shqiptar, të ndryshojë fituesin, me pretendimin se votimi është manipuluar në fund, për të nxjerrë fituese Arilenën. Ermal Mamaqi pretendoi se janë me qindra fansa që po organizohen në rrjetet sociale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu