Policia e Istrës ka reaguar me shpejtësi pas një incidenti të ndodhur gjatë festës së 1 Majit në Funtana të Kroacisë. Një 23-vjeçar serb, shtetas i Bosnjë-Hercegovinës, është dëbuar menjëherë nga territori kroat pasi prishi rendin dhe qetësinë publike përmes një shfaqjeje nacionaliste nga ballkoni i një hoteli.
Ngjarja u bë publike përmes një videoje ku shihej një grup prej tetë personash në ballkonin e një dhome hoteli, ndërsa njëri prej tyre valëviste me forcë flamurin e “Republika Srpska”. Provokimi nuk u mjaftua me kaq; grupi kishte vendosur në kupë të qiellit këngë nacionaliste serbo-çetnike. Policia kroate nuk ka treguar tolerancë ndaj këtij veprimi, duke marrë masa të menjëhershme për largimin e të riut nga vendi, duke i shqiptuar ndalesë hyrjeje dhe gjobë. /INA/
Uživaj u zabrani ulaska u civilizaciju debilčno ✌🏻🫶🏻 pic.twitter.com/nX0Edfac24
— Vide Dmitar Rapula (@Vide_Rapula) May 4, 2026










