Pse fëmijët e padisiplinuar dhe çapkën janë më të lumturit

Përderisa shumë prindër e kanë në mendje idenë se fëmija i tyre duhet të jetë i përsosur, psikologët thonë se faktikisht të qenurit i padisiplinuar mund të kontribuojë në kënaqësinë e përgjithshme të fëmijës me jetën.

Prandaj, kurdo që ndiheni se fëmija është jashtë kontrollit, ndoshta më mirë është të merrni frymë thellë dhe të mendoni se si kjo ndikon në zhvillimin dhe suksesin e tij/saj në të ardhmen, transmeton TelegrafiMë poshtë i keni disa arsye se përse duhet ta lejoni fëmijën të jetë pak rebel dhe i padisiplinuar.

Fëmijët e tillë janë më të pavarur dhe nuk frikësohen ta shprehin vetveten.

Çdo fëmijë e ka personalitetin unik dhe mënyrën se si ndërvepron me botën.

Sidoqoftë, nëse prindërit vazhdimisht mundohen ta kufizojnë fëmijën, ata mund të vuajnë nga problemet për t’u shprehur dhe janë të paaftë t’i përcaktojnë dëshirat e tyre të vërteta.

Ndryshe prej tyre, fëmijët e padisiplinuar nuk janë të frikësuar ta shfaqin karakterin e vërtetë dhe pavarësinë.

Kjo është mënyra se si ata e eksplorojnë botën – dhe është efektive!

Fëmijët i përdorin shqisat për të ndërvepruar me botën. Nëse prindërit i detyrojnë fëmijët të jenë të heshtur dhe të mos shfaqin iniciativë, fëmija e humb mundësinë për ta eksploruar botën.

Fëmijët e padisiplinuar janë më të prirë të jenë më kureshtarë.

I përpunojnë emocionet më mirë

Është më e lehtë për fëmijët çapkënë të qëndrojnë të lidhur me emocionet e tyre dhe t’i kuptojnë rrënjët e sjelljes së tyre kur rriten.

Këta fëmijë shfaqin më shumë pjekuri kur është fjala për emocione.

Nuk i dëgjojnë tjerët çfarë thonë

Fëmijët e padisiplinuar nuk kërkojnë aprovim. Ata e dinë se çfarë është e mirë për ta dhe nuk frikësohen ta ndjekin rrugën e tyre.

Ata e dinë se edhe nëse dështojnë nuk është fundi i botës dhe se nuk ka rrethanë që nuk mund të rregullohet.

Kanë aftësi më të mira të zgjidhjes së problemeve

Fëmijët e tillë janë më spontanë dhe provojnë mënyra të ndryshme për të dalë nga problemet.

Ata janë më rezistent ndaj stresit.

Janë më kreativë

Fëmijët çapkënë kanë imagjinatë të pakufizuar dhe janë të etur për t’i provuar idetë që i kanë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu