“Pse, ju mendoni se ndonjë serb dëshiron të kthehet në Koshare?”

Nga Rada Trajoviq:

Politika në Beograd nuk është aspak serioze!

Dëgjoj kohë më parë kur Ivica Daciq deklaroi se është për ndarje të Kosovës, pak ka rëndësi për të se, edhe kur e di se cili është procesi i ndarjes së Kosovës; ai e di se fillimisht Serbia duhet ta njoh Kosovën, pastaj të bisedoj me shtetin e Kosovës për kufi të rinj!

Aspak nuk po e kuptojnë se, Amerika nuk do të pranonte ndarjen e Kosovës!

A e dini pse, sepse këtu është NATO dhe ata e kanë hartën përpara dhe kjo strukturë është e autorizuar për rujatjen e stabilitetit në këto hapësira!

Pse, ju mendoni se tani NATO do të tërhiqej nga Veriu dhe do ta lëshonte Kapaunikun dhe të gjitha zonat strategjike?

Kjo nuk ndodh, do të ndodhte nëse Serbia do të pranonte të jetë anëtare e NATO-s!Nuk ka asgjë këtu, gjithçka është nën kontrollë të tyre, të NATO-s dhe Amerikës!

Kështuqë të gjitha opinionet që vijnë nag Beogradi janë shumë joserioze; dëgjojmë opinione se aq vende do të binden që mos ta njohin Kosovën; ditën tjetër janë për ndarje të Kosovës!Ata nuk kanë strategji për Kosovën!

Pse, ju mendoni se ndonjë serb dëshiron të kthehet në Koshare; kjo nuk ndodh, njerëzit jetën, duan punë, duan mirqenie!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu