‘Pse më sulmoni gjithë kohës?’, Kiara iu kthehet opinionistëve: Boll, më lodhët për Zotin

Një përplasje të fortë ka patur mbrëmjen e djeshme në studion e ‘Big Brother VIP’ mes Kiarës dhe opinionistëve dhe ish-banorëve që ishin të ftuar.

Teksa Kiara është munduar të justifikojë veprimet e Luizit kundrejtë vajzave brenda shtëpisë, ajo është përballur me komente të ashpëra.

Ish-banorja i ka kërkuar “llogari” Zhaklinës, pse kjo e fundit nuk e ka vlerësuar kurrë si vajzë të mirë.

Ndër të tjera Kiara në fund të debatit, pasi dukshëm nuk arriti ta përballonte atë, iu kthye opinionistëve duke iu thënë se pse e sulmojnë vazhdimisht.

“Ça keni që më sulmoni gjatë gjithë kohës, sinqerisht se nuk e kuptoj dot. Edhe kur isha brenda edhe tani që dola jashtë më keni sulmuar. Boll pra boll boll se më lodhët për Zotin.”- tha Kiara teksa ishte e nevrikosur nga situata.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu