Pse na pëlqen të bëjmë thashetheme

Është e trishtë që të pranosh se batutat ironike, thashethemet ose kritikat e ndryshme janë bërë tashmë mënyra sesi mund të pranohesh më lehtë në shoqëri.
Sipas kërkimeve të ndryshme, të bësh thashetheme të bën të jesh në harmoni me grupin e miqësisë apo të zyrës ku punon.

Por kujdes, kur thashethemet kalojnë cakun, mund të dëmtoni dinjitetin e dikujt tjetër ! Por, mësoni sesi të bëni thashetheme në mënyrë inteligjente.

Krijo koherencë- Të bësh thashetheme, e bën më të lehtë mundësinë për të pasur një humor nën kontroll por edhe të ndihmon të socializohesh.

Thashetheme revistash- Të pëlqen të shfletosh revista në kërkim të lajmeve mbi njerëzit e famshëm? Je në një shoqëri të mirë. Fale internetit dhe prezencës së rrjeteve sociale, të kesh kontakte me të famshmit tashmë është më e lehtë

Ec përpara – Je duke kritikuar një mike apo mik? Zgjidh fjalët e duhura për të shpjeguar konsideratat e tua direkt me personin e interesuar, në mënyrë që të keni një shkëmbim të vlefshëm për të dyja palët.

Kujdes në zyrë – Kujdes me thashethemet në zyrën tuaj (në punë) sepse jo gjithmonë duhet të kritikoni për të treguar veten më lart.

Si të mbroheni- Të bësh thashetheme mund të jetë një mënyrë vëzhgimi, të shprehuri, gjuhë ironike apo… një mënyrë për të qenë të ligj ! Ndajini gjërat tuaja personale vetëm me njerëz që i ndjen pozitivë, në gjendje që të të japin besim në gjërat që thoni. Shmangni ligësitë e vogla.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu