Pse Obama nuk e mbështet Joe Bidenin për president?

Ish-zv.presidenti i SHBA-së, Joe Biden, tashmë ka deklaruar publikisht se do të garojë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, por as ky njoftim nuk ka mjaftuar që ish-presidenti i SHBA-së dhe ish-shefi i Bidenit, Barack Obama, të dalë publikisht në mbështetje të tij.

Biden e bëri publik lajmin se do të kandidojë përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale. Dhe pas publikimit të kësaj videoje, ai u pyet pse Obama nuk po e mbështet atë publikisht, duke e pasur parasysh se ai ishte shefi i tij për tetë vite.

“Kam kërkuar nga presidenti Obama që të mos më mbështes publikisht” tha Biden për Fox News, transmeton Express

Ekipi i Obamas, lëshoi një deklaratë duke shkruar “Obama më herët e kishte thënë se selektimi i Joe Biden për zëvendës të tij, ka qenë vendim i duhur”.

Sipas burimeve të Fox News, Obama nuk e ka ndërmend që ta mbështesë ndonjë kandidat deri para se të përfundojë gara brenda partisë. Ish-presidenti ka vendosur që do ta përkrahë atë që i fiton zgjedhjet brenda partisë, por jo të shpreh përkrahje për dikë, për shkak se kjo do të ndikonte në rezultatin partiak, e mbi të gjitha mund ta përçajë partinë demokratike.

Gjithsesi, mediat kanë treguar se mbrapa skenave të politikës, Obama është përkrah Bidenit në këto zgjedhje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu