PSG, United kërkon dëmshpërblim pas humbjes

“Old Trafford” njihet nga të gjithë si “Teatri i Ëndrrave”. Për ekipin e Solskjaer është kthyer në atë të maktheve të martën, kur

PSG fitoi 2-0 përballejn e parë të 1/8-ave të Champions League, duke i shkaktuar humbjen e parë “Djajve të Kuq” në drejtimin e trajnerit norvegjez.

Gjithsesi, një sjellje si ajo e parë të martën nuk është e pranueshme në një teatër. Për këtë arsye, siç ka bërë të ditur “Manchester Evening News”, United mund t’i kërkoj një dëmshpërblim francezëve. Jo për humbjen e pësuar në fushë, por për veprimet e tifozëve të tyre. Nga gëzimi i madh për fitoren e marrë nga Mbappe me shokë, ata kanë bërë diçka që do të kishte qenë më mirë ta kishin shmangur.

Tetëqind ndenjëse janë dëmtuar ose shkulur, pa harruar hedhjen e objekteve dhe shqetësimet që i kanë krijuar personelit të stadiumit. Ky është bilanci i transfertës angleze të parisienëve, me tifozët që janë ndezur për golat e Kimpembe dhe Mbappe. Deri në atë pikë sa kanë ndezur flakadanë në shkallët e stadiumit, një tjetër arsye pse UEFA do të marrë masa.

Kaosi ka vazhduar edhe pas përfundimit të ndeshjes, sepse tifozët francezë kanë dëmtuar disa nga trenat që kanë marrë kur janë larguar nga “Old Trafford”. Kështu, Manchester United, që do të ndëshkohet për sjelljen e tifozëve të vet, duket se ka ndërmend t’i kërkojë dëmshpërblimet PSG-së, duke parë se UEFA nuk do ta mbulojë koston për rregullimin e sektorit të tifozerisë mike.

Dhe duhet riparuar shpejt, sepse ndeshja e ardhshme në shtëpi e United do të jetë më 24 shkurt dhe jo kundër një kundërshtari çfarëdo. Në “Old Trafford” do të paraqitet Liverpool, rivali i përjetshëm i “Djajve”. Tifozët miq do të jenë si gjithmonë të shumtë në numër dhe do të duhet të gjejnë një sektor brenda normave të parashikuara në rregullore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu