Putin dhe Netanyahu biseduan për nisjen e bisedimeve paqësore izraelito-palestineze

Presidenti rus Vladimir Putin dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kanë biseduar për rinisjen e negociatave izraelito-palestineze dhe procesin e paqes në Lindjen e Mesme. ( Anadolu Agency - Kremlin Press Office )

Presidenti rus Vladimir Putin dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kanë biseduar për rinisjen e negociatave izraelito-palestineze dhe procesin e paqes në Lindjen e Mesme, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç njofton Radioja e Izraelit, Putin dhe Netanyahu dje në temat rajonale zhvilluan një bisedë telefonike. Sipas raporteve të medias, presidenti rus dhe kryeministri izraelit folën për zgjidhjen paqësore të konfliktit izraelito-palestineze.

Rusia më parë ka inicuar një takim mes palës palestineze dhe izraelite. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova, tha se presidenti palestinez Mahmud Abbas dhe kryeministri izraelit Netanyahu “në parim ranë dakord të takohen në Moskë”.

Negociatat izraelito-palestineze u ndërprenë në vitin 2014 për shkak të vazhdimin të ndërtimit të vendbanimeve izraelite, mospranimit të kufirit dhe mos lirimin e të burgosurve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu