Qeveria e Kosovës përkohësisht do ta heqë taksën 100%

Kryeministri Albin Kurti theksoi se Qeveria e Kosovës do ta heq taksën 100 % ndaj produkteve serbe nga 15 marsi, por duke kërkuar një sërë kushtesh që duhet të pranojë dhe plotësojë kushtet Serbi dhe BE, përcjell INA.

Ai ka përmendur 7 pika të cilat janë kushte që duhet të respektohen dhe të plotësohen, ndër të cilat është ndërprerja e fushatës serbe kundër njohjeve të Kosovës, heqja e vizave para Samitit të Zagrebit. Kurti theksoi se këto kushte duhet të plotësohen në një afat prej 90 ditëve dhe se në rast se nuk ka asnjë sinjal pozitiv, atëherë më 15 qershor do të kthehet taksa.

Sipas Kurtit, nëse do të ketë respektim atëherë do të zbatohen masat e reciprocitetit. Ai tha se bashkësia ndërkombëtare duhet të ndjekë këtë proces. Kurti theksoi se vendimi është sjellë në pajtim edhe me LDK si partnere e koalicionit dhe se për këtë kanë biseduar me zv/kryeministrin Abdulla Hoti. Ai tha se kjo është politikë e përbashkët qeveritare.

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu