Qeveria solli vendim, ora policore fillon në ora 20:00

Qeveria ka sjellë vendim, ora policore do të fillojë në ora 20:00. Për këtë vendim komunikohet nga ministri dhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe Ilir Hasani dhe kryetari i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, Zharko Karaxhoski.

Me këtë, pritet të shkurtohet edhe orari i punës së kafeneve si dhe aktiviteteve tjera.

Nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse, për TV21 bëjnë të ditur, se masat për parandalimin e shpërndarjes së Covid-19, për të cilat do të vendos sot Qeveria e Maqedonisë së Veriut, janë propozuar shumë më herët.

Bëjnë të ditur, se në pakon e masave anti-Covid, parashihet zgjatja e orës policore, nga ora 20:00 deri në ora 05:00, dhe mbyllje e kafeneve, pjesërisht dhe tërësisht.

“Për momentin këto janë masat, nuk ka të tjera”, thanë nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse për TV21.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu