Qosja përkrah idenë për shkëmbim territoresh: Do të zgjidhej përgjithmonë problemi Kosovë-Serbi (VIDEO)

Akademiku, Rexhep Qosja, është shprehur se ideja e shkëmbimit të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë do ta zgjidhte përgjithmonë problemi mes dy vendeve.

Akademiku, Rexhep Qosja, në një intervistë ka thënë se shkëmbimi i territoreve do të bënte të mundshme që çështja shqiptare në mes të Kosovës dhe Serbisë të merrte fund përgjithmonë.

Qosja është pyetur nga gazetarja e televizionit A2, se çfarë përfaqëson ideja e shkëmbimit të territoreve për Kosovën, dhe ka marrë këtë përgjigje.

“Shkëmbimi i territoreve do të bënte të mundshme që çështja shqiptare, Kosovë-Serbi të merrte fund përgjithmonë”, ka thënë Qosja.

Qosja këtë e ka pohuar në intervistën e dhënë në televizionin e Shqipërisë, A2, që do të transmetohet të hënën.

Qosja në këtë intervistë ka folur edhe për çështje të tjera, por që kanë të bëjnë kryesisht me aktualitetin politik shqiptar në Kosovë e Shqipëri.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu