Qytetari: Asnjëherë s’e votoj Vllatko Gjorçevin. VMRO-ja të kërkojë falje nga shqiptarët pastaj vota

Në prag të zgjedhjeve presidenciale, VMRO-DPMNE-ja i ka kthyer sytë nga shqiptarët, por shqiptarët nuk kanë harruar politikat e diskriminuese që kjo parti ka udhëhequr kundër tyre në dekadat e kaluara.

Anëtari i VMRO-së, Vllatko Gjorçev i cili shpalli kandidaturën për President është shprehur i gatshëm t’u zgjatë dorën shqiptarëve për t’i kërkuar votat e tyre.

Por, qytetarët shqiptarë të anketuar nga ekipi i Gazetës Lajm, kanë thënë se asnjëherë nuk do ta votonin Gjorçevin për president. “VMRO-DPMNE-ja fillimisht duhet t’i kërkojë falje shqipatarëve, pastaj vota” u shpreh njëri nga të anketuarit. Deklaratat e të anketuarve mund t’i shikoni në këtë LINK VIDEO


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu