Rabiot kërkohet nga Chelsea

Chelsea ka hyrë në garë për mesfushorin e PSG-së, Adrien RAbiot.

Barcelona vazhdon që të jetë në krye të garës për mesfushorin francez.

Rabiot është i lirë në fund të sezonit pasi i skadon kontrata dhe thuhet se katalanasit po punojnë për të arritur marrëveshje me lojtarin.

PSG po mendon ta shesë lojtarin qysh në janar, pasi që tashmë i është thënë nga trajneri Thomas Tuchel që të mos paraqitet në stërvitje.

L’Equipe shkruan se Chelea tash është një prej skuadrave që po kërkon mesfushorin.

Blutë me bosin Maurizio Sarri duan një tjetër opsion në mesfushë pas largimit të Cesc Fabregasit drejt Monacos.

Rabiot konsiderohet prej mesfushorëve më të mirë në Evropë, por ka dështuar ta gjejë veten nën drejtimin e gjermanit Tuchel.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu