Radmilla Shekerinska: E morëm mesazhin, do të kërkojmë përgjegjësi

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në tribunën e sotme në Karposh ka thënë se pushteti i ka marrë mesazhin pas rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale.

“Ne mbrëmë e dëgjuam mesazhin e atyre që vendosën të qëndrojnë në shtëpi. Ara presin më shumë dhe se ajo që është punuar nuk është e mjaftueshme, se dëshirojnë të shohin punë jo vetëm për çështjet e mëdha të shtetit por në çdo shkollë, në çdo sportel.

Edhe ne dëshiruam të jemi më të shpejtim por paramendoni me kë u deshtë të ulemi të bisedojmë, ndërsa nuk dëshironim as t’i shihnim. Gjithë atë që e kemi punuar duhet ta çojmë deri në fund. Do të kërkojmë përgjegjësi nga secili që ka dëshpëruar besimin tuaj”, ka deklaruar Shekerinska, transmeton SHENJA.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu