Rakitic: Futbollistët e Barcelonës janë të fokusuar të fitojnë vetëm në fushë

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic ngul këmbë se furia për eliminimin e mundshëm nga Copa del Rey nuk ka ndikuar në ekipin e tij.

Një raport në El Mundo Deportivo pohon se një nga lojtarët e Barcelonës në ndeshjen e parë ndaj Levantes – Juan Brandariz, i njohur si Chumi – ishte i dënuar pas kartonëve me ekipin B dhe nuk kishte drejt loje.

Kjo do të thotë që Barcelona mund të largohet nga gara e këtij viti, pavarësisht se ka eliminuar Levanten pas një fitore 4-2, por kroati Rakitic ka thënë se ekipi nuk u ndikua nga kjo dhe dëshiron t’i fitojë gjitha ndeshjet në fushë.

“Kam një dëshirë të fortë për të fituar Copa de Rey, pasi e kam fituar çdo vit që kur jam në këtë klub”, ka thënë fillimisht Rakitic për gazetarët.

“Unë doja të ishim në çerekfinale dhe është e rëndësishme që ne jemi, sepse klubi ka shkuar në këtë mënyrë të drejtë dhe ne kemi luftuar për këtë në fushë”.

“Pezullimi i Chumit? E Kam parë vetëm disa orë para ndeshjes, kur u zgjova nga gjumi dhe të gjithë ne kemi pasur shumë mesazhe, por ishim shumë të fokusuar për t’i kushtuar shumë vëmendje ndeshjes”.

“Askush nuk foli për këtë, sepse nuk është diçka që mund të ndryshojmë, gjëja e rëndësishme për ne është që të luanim një lojë të mirë dhe të vazhdojmë”, përfundoi kroati.

Ndryshe, presidenti i Levantes ka deklaruar se do të ankohet për këtë rast dhe shpreson në eliminimin e Barcelonës. /Telegrafi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu