Kreu i ekzekutivit shqiptar, Edi Rama reagoi në lidhje me ndalimin e ish- kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Rama e quan një absurditet dhe skandaloze që urdhër arrestet e Serbisë s’janë fshirë nga kompiuterat e BE-së
“Ndalimi i Haradinajt një absurditet! E pabesueshme që urdhër-arrestet e Serbisë s’janë fshirë ende nga kompiuterat e BE-së. Skandaloze”, shkruan Rama në twitter