Rama si përherë suprizon me veshjen e tij, ja si e priti sot Zaevin dhe kryeministrat tjerë të Ballkanit (FOTO-VIDEO)

Kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë nisur të mbërrijnë në ambientet e Vilës qeveritare në Durrës.

Ditën e sotme në Durrës, në Vilën qeveritare do të mblidhen kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Vetëm pak caste më parë, kryeministrat janë pritur përzemërsisht nga kryeministri Edi Rama.

Ajo që bie sërish në sy është fakti që kryeministri shqiptar Edi Rama ka veshur sërish atlete.

Nuk është hera e parë që kryeministri Rama vesh atlete në takime zyrtare duke dalë nga protokolli i veshjes duke marrë shumë kritika jo vetëm nga media në Shqipëri por edhe jashtë saj.

Por kjo nuk e ka penguar aspak Ramën t’i veshë sërish altletet, madje duket sikur ai po tentoi t’i fusë në “modë” dhe si duket nuk ka ndërmend të ndalet. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu