Ramos e thotë hapur: Ja fajtori për humbjen e djeshme

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka nisur një sulm të ashpër kundër gjyqtarit Jose Munuera, duke iu bërë thirrje autoriteteve për të ndërmarrë veprime kundër “zyrtarit skandaloz”.

“Los Blancos” u mundën 2-0 në shtëpi nga Real Sociedad, duke u zhbilancuar më tepër në garën për titull. Lucas Vazquez u dërgua jashtë fushe me karton të kuq për Real Madridin, ndërsa Vinicius Junior iu një penallti.

Dhe Ramos beson se gjyqtari nuk e ka përdorur VAR-in si të nevojshëm në kësi rastesh, duke i mohuar skuadrës së tij mundësinë për ta rihapur ndeshjen: “Arbitri luajti një rol të madh, pati ndikim në disa gjëra. Gjithmonë e kam mbrojtur sistemin VAR, por duhet përmirësuar, sepse ajo që kemi parë është skandaloze.

Ai mund ta kishte dhënë penalltinë dhe më pas të konsultohej me VAR-in. Pasi pamë momentin e diskutueshëm të penalltisë në dhomën e zhveshjes, gjithçka që kërkojmë është drejtësia.

Ka raste kur jemi dënuar për sjelljen tonë në fushë, edhe komiteti i gjyqtarëve duhet të bëjë të njëjtën gjë me zyrtarët e vet. VAR është në fuqi në La Liga, por duhet të dini si ta përdorni dhe ta konsultoni atë.

Ne jemi të motivuar dhe po luftojmë për titullin e La Liga-s, çka do të jetë e vështirë. Por, tani bëhet edhe më e vështirë, kur ndodhin gjëra të tilla. Si kapiten i ekipit, gjithmonë përpiqem t’i ndihmoj gjyqtarët, por performanca e sotme ishte skandaloze.

Ndëshkimi për Lucas Vazquez ishte shumë i ashpër. Asnjëherë më parë nuk kam parë që një lojtari t’i jepet e verdha e dytë për diçka të tillë, ku ju jeni në mes të fushës, me tre lojtarë të Real Madridit rreth jush”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu