Ramos thyen heshtjen: Flet për raportet me Perezin, zënkën me Marcelon dhe kartonin ndaj Ajaxit

Pas eliminimit të Real Madridit nga Liga e Kampionëve nga Ajaxi, Sergio Ramos ka qenë në qendër të kritikave nga mediat.

Së pari se incizoi dokumentar personal teksa Los Blancos ishin duke u eliminuar, pastaj se kishte një debat të ashpër me presidentin e klubit, një zënkë me Marcelonë në stërvitje, e mos të harrojmë që u kritikua se mori qëllimisht kartonin e verdhë në ndeshjen e parë ndaj Ajaxit, gjë që e dërgoi në suspendim.

“Si futbollist, ne duam të flasim në fushë, por në këtë sezon gjërat kanë shkuar ndryshe. Ngjarjet e fundit kanë qenë katastrofë dhe unë nuk po fshehëm, ne nuk po fshihemi. Ne lojtarët jemi përgjegjës dhe unë si kapiten më shumë se secili”.

“Për këtë edhe mendova që mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur pyetjeve që po sillen është duke iu folur direkt”.

Ramos nuk ka hezituar të flas edhe për raportimet se ai ka pasur një debat të nxehtë me presidentin Florentino Perez: “Çështjet në zhveshtore diskutohen dhe zgjidhen në zhveshtore. Nuk ka ndonjë problem, të gjithë kanë interesin e njëjtë: Real Madridin”.

Ndërsa për fjalët se ka pasur një zënkë me Marcelon në stërvitje ka thënë: “Ne kemi konfrontime në çdo seancë stërvitore. Është pjesë e punës, është vetëm një nga historitë e shumta ditë pas dite. Marcelo është si vëlla për mua”.

“Kartoni i verdhë në Amsterdam një gabim? Absolutisht ishte një gabim dhe marr fajin 200 për qind”.

“Pse e keni incizuar dokumentarin? Ka disa angazhime të caktuara, por kurrë nuk më ka shkuar mendja se loja mund të ecte ashtu”.

“A iu keni drejtuar bashkëlojtarëve me kritika? Ne flasim dhe e motivojmë njëri-tjetrin në zhveshtore, gjithmonë në një mënyrë dobiprurëse”.

Sergio Ramos para ndeshjes ndaj Barcelonës në Santiago Bernabeu (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

“Pse udhëtuat për në Valladolid? Doja të isha afër dhe të përkrahja bashkëlojtarët”.

“Çfarë po ndodh me trajnerin? Është një vendim që nuk na takon ta marrim dhe ne nuk ndikojmë kurrë. Ne kemi respekt të madh për pozitën dhe respektojmë trajnerin e Real Madridit”.

“Së bashku duhet të punojmë për të ardhmen dhe të rikthejmë shpresën tonë”, ka shkruar Ramos. /Telegrafi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu