Ramush Haradinaj i reagon ashpër Albin Kurtit: Albin Mashtruesi u dorëzua para Serbisë

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit, Albin Kurti për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe.

“Sonte Albin Mashtruesi u dorëzua para Serbisë. Ky është fillimi i kthimit të Serbisë dhe Rusisë në Kosovë. Albin Mashtruesi nga sot je përgjegjës për ripushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia.

Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj!”, deklaroi Haradinaj. Qeveria e Kosovës, gjatë javës së ardhshme do të marrë vendim që nga data 15 mars, të hiqet tarifa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. Këtë e ka konfirmuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media.

“Kjo është si shenjë e vullnetit të mirë dhe gatishmërisë sonë për fillim të zgjidhjes së mirëfilltë të mosmarrëveshjeve ekonomike, tregtare dhe politike me Serbinë”, ka thënë Kurti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu