Rashica është futbollisti më i shpejtë i Bremenit, ja sa kilometra në orë vrapon ai (FOTO)

Milot Rashica është futbollisti më i shpejtë në skuadrën e tij Werder Bremen, sipas të dhënave zyrtare të ligës elitare gjermane, Bundesligës.

Ylli i ekipit kombëtar të Kosovës, Milot Rashica, arrin shpejtësinë maksimale 34.1 km/h, sipas Bundesligës, që e bën atë futbollistin më të shpejtë të skuadrës së Bremenit, dhe ndër më të shpejtit në Bundesligë.

Futbollisti më i shpejtë në Bundesligë këtë sezon është Achraf Hakimi i Borussia Dortmundit (35.25 km/h).

Ndërkohë, këta janë pesë futbollistë më të shpejtë në Bundesligë këtë vit:

Përtej shpejtësisë, anësori kosovar është duke bërë një pjesë të dytë mbresëlënëse të sezonit në ligën gjermane.

Pas një fillimi të vështirë pas transferimit nga Vitesse në Bremen në janar të vitit 2018, Rashica i tejkaloi problemet dhe u përshtat shumë mirë me futbollin gjerman, duke u bërë lojtari më i mirë i Bremenit në vitin 2019.

Në 21 paraqitje në Bundesligë në fanellën e Bremenit, 22-vjeçari i ka shënuar 8 gola dhe ka dhuruar 3 asiste. Ndërsa, në Kupën e Gjermanisë, kosovari i ka shënuar 2 gola në 3 ndeshje, duke i ndihmuar skuadrës ta arrijë gjysmëfinale, ku e pret Bayern Munichu.

Pas Max Kruse, i cili ka 11 gola dhe 14 asiste në të gjitha garat, Rashica është futbollisti i dytë më efikas i Bremenit.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu