Rasti “Kumanova”, nisin hetimet për torturën ndaj të akuzuarve

Ministria e Drejtësisë është duke hetuar rastin e grisjes së librit të Nënë Terezës dhe Biblës si dhe konfiskimit të fletoreve të të akuzuarve për ngjarjet në Lagjen e Trimave në Kumanovë në 9 dhe 10 maj të vitit 2015.

Në rast të shkeljes së autorizimeve, Ministria e Drejtësisë thotë se do të ndërmarrë masa konkrete.

Nga ana tjetër, Prokuroria Publike thotë se akoma është duke hetuar keqtrajtimin e grupit të Kumanovës, i pranishëm gjatë transportit të të akuzuarve në pothuajse çdo seancë gjyqësore.

Prokuroria Publike është në fazën e vërtetimit të fakteve dhe në zbardhjen e rastit ku ka marrë edhe hapa konkret.

Janë marrë në pyetje edhe një numër i madh i dëshmitarëve, persona të cilët mund të japin të dhëna për lëndën. Është duke u shqyrtuar dokumentacioni i grumbulluar dhe pritet të merren masa konkrete – bënë me dije nga Prokuroria Publike, për Alsat.

Në seancën e fundit pala mbrojtëse paralajmëroi se në cilësinë e dëshmitarëve do të ftohen edhe zyrtarë të BDI-së.

Nga kjo parti kanë përsëritur qëndrimin identik të bërë 4 muaj më parë, duke theksuar se nëse kërkohet ata janë të gatshëm të dëshmojnë në gjyqin për Lagjen e Trimave.

Një ditë më parë edhe ish ministri i Punëve të Brendshme Mitko Çavkov tha se është i gatshëm që të dëshmojë nëse ftohet nga gjykata.

Pala mbrojtëse paralajmëroi se të gjithë personat që do të përmenden nga ane e të akuzuarve do të ftohen si dëshmitarë.

Të gjithë ata që dinë diçka dhe të gjithë ata që kanë folur dhe që do të përmenden nga ana e palës mbrojtëse do të jenë të ftuar edhe nga ana a të akuzuarve dhe nga ana e palës mbrojtëse – tha avokati Asmir Alispahic.

Seanca gjyqësore për ngjarjet e majit të vitit 2015 në Kumanovë e cila do të zhvillohet të premten do të filloj me dëshminë e Sami Ukshiniy i njohur me nofkën Komandant Sokoli, ndërsa më pas dëshminë e tij do ta paraqesë Andi Krasnici i njohur si komandat Malisheva.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu