Reagim i ashpër i presidentes kroate pas deklaratës së Tajanit

Sot kam folur me Tajanin. I kam thënë se një deklaratë e tillë është e papranueshme dhe për këtë kemi kërkuar sqarime”, ka thënë Plenkoviq.

Kreut shtetëror i Kroacisë ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryetarit të Parlamentit Evropian, Antonio Tajani i cili i quajti italiane Istrën dhe Dalmacinë.

Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviq ka thënë se revizionizmi dhe irredentizmi janë të papranueshëm.

“Themeli i Bashkimit Evropian dhe institucioneve të saj nuk bazohen në vlera të tilla. Vendosshmërisht i hedh poshtë dhe i dënoj tentimet e ndryshimit të historisë dhe lakmisë ndaj territorit kroat. Për këtë do ta njoftoj kryeministrin italian dhe institucionet evropian”, ka thënë Kitaroviq.

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq ka deklaruar më herët gjatë ditës se është i befasuar me deklaratën e Tajanit dhe e ka dënuar atë ashpër.

Ai ka shtuar këtë deklaratë e kundërshtojnë ashpër edhe Qeveria edhe HDZ-ja e cila është pjesë e grupit politik të Partive Popullore, si dhe Forca Italia, partia e ish kryeministrit italian, Silvio Berlusconi në të cilën bën pjesë Tajani.

“Sot kam folur me Tajanin. I kam thënë se një deklaratë e tillë është e papranueshme dhe për këtë kemi kërkuar sqarime”, ka thënë Plenkoviq.

Nga kabineti i Tajanit kanë thënë se ai ka folur në kontekstin historik, kurse përfaqësuesi i kabinetit të tij ka thënë se deklarata e Tajanit nuk është interpretuar mirë, si dhe ai me atë nuk ka menduar negativisht.

Tajani në ceremoninë e shënimit të Ditës përkujtimore, Istrën dhe Dalmacinë i ka quajtur italiane.

“Rroftë Triesta, rroftë Istra italiane, rroftë Dalmacia italiane”, ka thënë Tajani në fjalimin e tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu