Real Madrid konsideron shitjen e Gareth Bale

Real Madridi është duke menduar që ta shesh yllin e ekipit, Gareth Balen.

Mbretërit janë duke menduar që të bëjnë ndryshime dhe lojtari që mund të sjell poara shihet Gareth Bale.

Ai mbetet një nga lojtarët më të vlefshëm në botë, edhe pse lëndimet shpesh e kanë kushtëzuar.

Marca shkruan se uellsiani nuk ka arritur t’i përmbushë pritshmëritë pas largimit të Cristiano Ronaldos.

Ai ka ardhur nga Tottenham në vitin 2013 dhe ka fituar gjithçka me klubin.

Lucas Vasquez dhe Vinicius Junior janë duke treguar formë të lartë dhe kjo e ka bindur klubin që të mendojë ndryshime.

Po ashtu për përforcim pëlqehen Eden Hazard dhe Christian Eriksen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu