Reali i Zidane për turp, mundet edhe nga vendi i parafundit në renditje (VIDEO)

Real Madrid po zhvillon sfidat e fundit në kampionat pa pasur presionin për të arritur ndonjë objektiv, por kjo mesa duket ka ndikuar negativisht. Skuadra e Zidane është mundur 1-0 nga Rayo Vallecano, që mban vendin e parafundit në renditje.

Ndeshjen e vendosi një episod në minutën e 23-të. Vallejo shkaktoi një ndërhyrje të gabuar në zonë, duke i dhënë mundësinë Adrian Embarba që të shënonte nga pika e bardhë.

Në mungesë të Benzema, skuadra merengues vuajti shumë në ndërtimin e aksioneve të rrezikshme. Duket e pabesueshme, por kjo është humbja e 10-të në këtë sezon për Realin në La Liga. /Koha Jone

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu