Reali synon të përforcohet edhe me dy lojtarë të rinj para mbylljes së afatit

Gjiganti spanjoll, Real Madridi dëshiron të përforcohet edhe me dy lojtarë të ri para mbylljes së afatit kalimtar veror.

Mbretërit deri më tani kanë arritur të transferojnë portierin Thibaut Courtois nga Chelsea, mbrojtësin Alvaro Odrizola dhe sulmuesin Vinicius Junior.

Megjithatë, atyre i është larguar ylli portugez, Cristiano Ronaldo dhe mesfushori kroat, Mateo Kovacic.

Kështu, sipas gazetës spanjolle AS, klubi nga Santiago Bernabeu dëshiron të përforcohet edhe më tej para mbylljes së afatit kalimtar veror.

Gazeta spanjolle raporton se trajneri i ri i Realit, Julen Lopetegui kërkon dy nënshkrime të reja para 31 gushtit.

Një qendërsulmues që premton gola dhe një zëvendësues i Kovacicit në mesfushë janë preferencat e trajnerit spanjoll.

Drejtuesit e klubit janë duke u përgatitur për ndonjë lëvizje, por jo me çfarëdo çmimi.

Emrat që po lidhen me një transferim të Reali janë Mauro Icardi, Eden Hazard dhe Harry Kane për sulmin, ndërsa për mesfushën Christian Eriksen dhe Thiago Alcantara. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu