Reeker i dërgon letër Zaevit: Çështjet bilaterale të zgjidhen jashtë procesit të eurointegrimit

“Vendi juaj tregoi se është aleat i besueshëm në NATO dhe mik i madh i SHBA-së. Qasja e vendit tuaj në BE mbetet interesi ynë i lartë i përbashkët dhe ne do të vazhdojmë të përfaqësojmë këmbënguljen dhe mbështetjen së bashku me partnerët tanë evropian për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare gjatë kohës së kryesimit gjerman me BE. SHBA i ndjek dhe i kupton sfidat dhe çështjet e ndërlikuara nëpër të cilat po kalon procesi. Maqedonia e Veriut edhe deri më tani ka treguar se nuk lëshon pe kur është e domosdoshme të përfundojnë me sukses proceset e nevojshme dhe të sigurohet paqe e qëndrueshme, siguri për prosperitet për qytetarët e vet dhe të vendeve fqinje”, ka shkruar Reeker.

Ai më tej ka shtuar se, Maqedonia e Veriut këtë e ka dëshmuar me arritjen e marrëveshjes historike të Prespës dhe Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë dhe Miqësi me Bullgarinë në vitin 2017, me të cilat u vendosën themelet e raporteve më të përforcuara mes dy vendeve.

“Ju inkurajojmë edhe juve edhe vendet anëtare të BE-së, të vazhdoni të kërkoni zgjidhje për çështjet bilaterale jashtë procesit për integrim të vendit tuaj në BE dhe të realizoni progres në këto aspirate dhe hapjen dhe mbylljen e kapitujve në negociata. I vlerësojmë lartë përpjekjet e juaja që t’i zhvilloni bisedimet në frymën e vullnetit të mirë dhe të mbani përkushtim në sigurimin e ardhmërisë evropiane të Maqedonisë së Veriut, gjë që vendi e ka dëshmuar se e meriton”, ka thënë Reeker.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu