Rekord negativ i Barcelonës në “Kamp Nou”

Lideri i Primera-s, Barcelona befasisht nuk arriti ta mund ekipin e Getafes në ndeshjen e xhiros së 23-të, të luajtur në Kamp Nou, e cila përfundoi pa gola.

Lionel Mesi dhe shokët ofruan paraqitje shumë të dobët dhe kanë vendosur rekord negativ në gjysmën e parë, pasi nuk arritën të dërgojnë asnjë goditje precize drejt portës kundërshtare.

Ky kiks i Barcelonës i mundësoi Atletiko Madridit ta zvogëlojë diferencën dhe të shpresojë në fitimin e titullit kampion. Atletiko tani gjendet në shtatë pikë nga pozita e parë.

Kampioni aktual Real Madrid ka 17 pikë më pak se Barcelona dhe një ndeshje më pak.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu