Reuters: Shqiptarët vendimtarë për Qeverinë e re në Maqedoni

“Partia e drejtuar nga Nikolla Gruevski ka fituar 37.96 për qind të votave, ndërsa Zoran Zaev 36.65 për qind, referuar rezultateve që komisioni i zgjedhjeve ka publikuar bazuar në numërimin e rreth 98 për qind të votave”.

Kështu shkruan agjencia e njohur “Reuters” pas zgjedhjeve në Maqedoni. “Reuters” thekson se kushdo që fiton, duhet të bëjë koalicion me partitë që përfaqësojnë shqiptarët.

Zgjedhjet parlamentare erdhën pothuajse një vit pasi Gruevski dha dorëheqjen si kryeministër në një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, për t’i dhënë fund një krize në vend pas skandalit të korrupsionit.

Sfiduesi kryesor i Gruevskit, Zaev, akuzoi qeverinë duke lëshuar “bombat” e përgjimit që implikonin qeverinë në korrupsion.

Por, pavarësisht “bombave” dhe pavarësisht kritikave të Bashkimit Europian ndaj Gruevskit, ky i fundit, edhe pse me rezultat të ngushtë, arriti të fitojë sërish zgjedhjet. Dhe sërish varet nga shqiptarët për të krijuar qeverinë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu