Rikthehet dimri, rreshje dhe temperatura deri në -10 °C këtë javë

Mbi vendin tonë po mban kryesisht mot i kthjellët këto ditë, por duke nisur nga dita e sotme priten reshje dhe ulje temperaturash. Sipas parashikimit të motit, sot priten reshje shiu deri në mbrëmje, ndërsa e marta do sjellë ulje të temperaturave dhe reshje bore në vendet malore.

E mërkura sjell mot të kthjellët, por shumë të ftohtë dhe temperaturat gjatë natës do arrijnë në -10°C.

Moti gjatë javës sipas sinoptikanëve: E hëna mbetet me temperatura të larta por me reshje shiu deri në mbrëmje kur dëbora shfaqet në pjesën më të madhe të zonave malore. E marta sjell rënie të ndjeshme të temperaturave dhe vijojnë reshjet e dëborës. E mërkura dhe deri në fundjavë, sjellin mot të kthjellët por shumë të ftohtë; temperaturat e natës dhe mëngjesit ulen deri 10°C nën ZERO ndërsa gjatë mesditës maksimumi do të ngjitet deri 5 °C.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu