Rikthehet Donald Veshaj, sonte zyrtarisht pjesë e shtëpisë më të famshme bashkë me Ilir Shaqirin

Donald Veshaj kryefjala e ‘Big Brother Vip 1’ mbrëmjen e sotme do të rikthehet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Këtë gjë e ka zbuluar vetë Donaldi përmes një postimi në “Instagram”, ku lajmëroi ndjekësit e tij që në darkë të jenë sy dhe veshë nga ekrani pasi ai do i bashkohet katër banorëve të Big Brother Vip.

Pritet që Donaldi të jetë mysafiri i banorëve mbrëmjen e sotme dhe ashtu si dhe tradita e do do të darkojë me banorët.

Këtë e ka insinuar edhe Arbana Osmani në instagramin e saj duke vendosur foton e dyshes Donald Ilir dhe ka shkruar ‘Sonteee’.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu