Rikthehet vlera e Bitcoin, ja sa është vlera e saj momentalisht

Bitcoin, monedha kriptografike më popullore në botë, të premten e kaluar ra mbi 40 për qind, sipas CoinMarketCap shënoi pikën më të ulët prej 11,885.50 dollarësh, shkruan Telegrafi.

Por sot Bitcoin e filloi ditën me një rritje të lehtë pasi humbi 1/3 e vlerës së tregut.

Sipas grafikut, kjo ishte java më e keqe e Bitcoin që prej vitit 2013, aktualisht kjo kriptovalutë këmbehet me 15,500 dollarë, me një rritje prej 10 për qind në 24 orët e fundit.

Shumë investitorë besojnë se kjo rënie e Bitcoin ishte e natyrshme pas një rritje të shpejtë të saj.

Edhe rivalët e Bitcoinit të cilët humbën terren javën e kaluar tashmë po i kthehen normalitetit. Ethereum aktualisht këmbehet me 770 dollarë, Bitcoin Cash këmbehet me 3 mijë dollarë dhe Litecoin me 280 dollarë pas pikës më të ulët të javës prej 193 dollarë, por larg rekordit që e kishte prej 366 dollarë. /Telegrafi/