Për Cristiano Ronaldon, jeta është më shumë se fusha e blertë dhe golat me Juventusin. Ai ka shumë dashuri për familjen, fëmijët dhe partneren e vet, Georgina. Me këtë të fundit ka një fëmijë, kalon jetën e përditshme, ndaj edhe projektet për të ardhmen duan t’i realizojnë së bashku.
CR7 është një futbollist i madh, por ka provuar të shndërrohet edhe në një “markë” biznesi. Së fundi, ylli portugez ka provuar të investojë në fusha të ndryshme nga futbolli, siç është klinika e re e transplantit të flokëve në Madrid, apo hapja e një tjetër hoteli në Marrakech.
Tani, projektet lidhen me botën e gatimit. Siç shkruan “AS”, CR7 po hap një biznes tjetër. Bëhet fjalë për një dyqan pastiçerie në Torino, që do të menaxhohet nga Georgina. Një dhuratë e projektuar nga Cristiano për partneren e tij. Dhe emri i dyqanit është tashmë gati: “CR7 & Georgina Rodriguez”. /albeu










