Ronaldo, Neymar dhe parashikimi revolucionar i Wenger

Pas një jete të kaluar te stoli i Arsenal, Arsene Wenger është në pritje të sfidave të reja. Trajneri francez ka lajmëruar se do të kthehet shumë shpejt në stol, pa saktësuar nëse do të drejtojë një klub apo një kombëtare. Ndërkohë, në rolin e vëzhguesit, ai ka analizuar evoluimin e botës së futbollit, duke bërë parashikime revolucionare.

Në një intervistë të dhënë për “Bild”, Wenger ka thënë se roli i trajnerit mund të kushtëzohet nga rrjetet sociale: “Në pesë vitet e ardhshme, fuqia e klubit mund të pakësohet dhe drejtuesit duhet të tregohen të aftë në menaxhimin e ndikimeve që mund të vijnë nga jashtë. Ku i dihet, në vitet e ardshme zëvendësimet mund të vendosen nga rrjetet sociale”.

“Do të ketë një votim mes pjesës së parë dhe të dytë, që do të përcaktojë se cilët lojtarë do të duhet të zëvendësohen dhe cilët do të qëndrojnë në fushën e lojës”, ka shtuar Wenger.

“Ronaldo ka marrë me vete shumë ndjekës në Itali. Publiku ndërkombëtar ndjek në mënyrë të veçantë futbollistët dhe jo klubin. Mjafton të mendosh për Neymar, i cili është më i fortë se gjithë Ligue 1, duke parë se ka 170 milionë ndjekës në të gjithë botën, më shumë se kampionati francez”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu