Ronaldo: Serie A liga më e vështirë, nuk më mungojnë Spanja dhe Portugalia

Sulmuesi i Juventusi, Cristiano Ronaldo, e pranon se në fillim nuk ka pritur që Serie A të ketë kaq shumë kualitete, por thotë se nuk i mungon Real Madridi.

Portugezi nga përvoja e tij ka rrëfyer se kampionati italian për atë deri më tani duket më i vështiri.

“I lumtur që jam në Italia dhe në një ligë kaq konkurruese. Eksperienca ka qenë shumë e mirë deri më tani. Ndihem mirë për vetën. Ndihem i përshtatur në Ligën e Italisë dhe është një ligë e vështirë për t’u luajtur”, ka thënë CR7 për DAZN.

“Sipas mendimit tim është më e vështira për sulmuesit. Është një ligë me shumë kualitete. Nuk kam pritur që liga e Italisë të ketë kaq shumë kualitet”.

“Unë jam i lumtur, familja ime, fëmijët janë të lumtur. Çdo gjë është pozitive. Ne jemi ambientuar mirë, familja ime e do Italian. Është një mënyre jetese ndryshe, një vend, gjuhë dhe kulturë tjetër, por jemi ambientuar mirë”.

“Kam jetuar larg nga shtëpia që kur isha 11 vjeçar, pra nuk e kam problem adoptimin. Isha në Angli kur isha 18 vjeçar, Madrid kur isha 25 dhe Torino kur isha 33”.

“Nuk është e vështirë për mua të adaptohem në vend dhe kulturë tjetër. Nuk më mungon Spanja dhe Portugalia. Gjërat janë si janë”.

“Natyrisht që kam lënë pas shumë shokë, jam larguar nga një klub i madh. U largova që nga një klub që ma dha shumë dashuri, tifozë dhe shokë.

“Sipas opinionit tim, është më e vështirë të shënohet në Serie A se në La Liga, që është më e hapur. Këtu prioritet është të mbrohesh mirë dhe pastaj të sulmosh. Në Spanjë nuk është kjo çështje. Atje është ndeshje më e hapur”.

“Kam luajtur në Angli për pesë vite, por ende mendoj se është më e vështirë të shënohet në Serie A”, ka shtuar Ronaldo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu