Ronaldo Sharka debat me Kristin dhe Dean: Finalistë të lodhur me followers të blerë

Në rubrikën “Trotuar”, tek “E Diell” Ronaldo Sharka ka ‘trazuar ujërat’ duke akuzuar Krisin dhe Dean si dy finalistë të lodhur. Madje ai ka Dean se ka blerë rreth 40% të ndjekësve në Instagram.

Sharka gjithashtu ka ngacmuar dhe Kristin për marrëdhënien me Zazën, ku në këto momente iu kundërvu Shqipja e cila e konsideron atë si njeri që mbështeti Luizin dhe tani është kthyer në një tapet që e shkelin me këmbë.

Ronaldo Sharka: O Manush të ulemi këtu të flasim për Dean e Kristin, janë shumë njerëz të mirë, i kam pëlyqer, por jo si lojtarë. Këta janë finalist të lodhur të “Big Brother” që fsheh “like-n” në Instagram. Dea Misheli 40% të ndjekësve i ka të blerë. Kristi djalë i mirë aktiv, pse nuk ia përmend Kristit këtë lidhjen me Zazën që doli e tha jam i lidhur, pastaj tha jam i zgjidhur.

Shqipja: Jeta e Kristit mendoj unë që nuk të intereson aty as publikut. Ashtu siç ke mbrojtur atë lojtarin që të quante “Butterflie”, erdhe përsëri i dhe dorën Luizit, e përqafove, që këtu dukesh që je një tapet që të shkelin me këmbë dhe i fshin këpucët me ty. Ti nuk mund të na japësh mend ne.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu