Ronaldo udhëton drejt Barcelonës, ja për çfarë arsye

Cristiano Ronaldo ka pësuar një dëmtim gjatë ndeshjes kualifikuese për Euro 2020 kundër Serbisë.

Ylli portugez pritet të rikthehet pas dy javësh dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Ajaxit.

Për të qenë më i sigurt, Ronaldo ka udhëtuar në Barcelonë për tu kuruar në klinikën e famshme “Corachan”.

Kjo klinikë ka ndihmuar në të kaluarën Messin që të shërohet nga problemet muskulore në klinikën që cilësohet më e mira në këtë pjesë.

Si pasojë e dëmtimit, Ronaldo i ka humbur 3 ndeshjet e radhës në Serie A, së bashku edhe atë kundër Milanit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu