Rouhani: E dimë se kush e kreu sulmin në Ahvaz

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, deklaroi sot se “e dinë mirë” se cila organizatë kreu sulmin e djeshëm në Ahavaz, dhe me kë ka lidhje, raporton Anadolu Agency (AA).

Komentet e presidentit iranian u bënë në një konferencë për media në aeroportin e Teheranit, para nisjes së tij për në New York, për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Ai tha se Asambleja është një rast i mirë për të shprehur qëndrimet e vendit të tij lidhur me çështjet rajonale dhe globale, për çka paralajmëroi takime me përfaqësuesit evropainë dhe aziatikë me të cilët do të bashkëbisedojë për situatat në Siri, Irak dhe Jemen.

Në konferencën për media, Rouhani foli edhe për sulmin terrorist të kryer të shtunën në Ahvaz.

“Irani nuk do t’i mbyllë sytë lidhur me këtë sulm” tha ai, për të shtuar se “e dinë mirë se kush qëndron prapa sulmit dhe me kë ka lidhje”.

Rouhani shtoi më tej se pikërisht këto organizata, kanë gëzuar mbështetjen e liderit të përmbysur të Irakut, Saddam Hussein, gjatë luftës irako-iraniane, për çka dhe kanë qëndruar në Irak.

“Sa ishte gjallë Saddami, ata punonin për të, por pas vdekjes së tij, filluan të punojnë për një vend tjetër”, tha ai, duke theksuar se një vend i Gjirit, i mbron dhe u siguron mbështetje materiale, ushtarake dhe politike.

Në sulmin e armatosur terrorist të kryer gjatë një parade ushtarake në qytetin Ahvaz të rajonit Huzistan në jugperëndim të Iranit humbën jetën 11 persona, shumica e të cilëve anëtarë të gardës revolucionare si dhe u plagosën 33 të tjerë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu