Rreagon BDI: Asnjë shkarkim i kryetarëve të degëve nuk ka ndodhur, ja si qëndron e vërteta

Asnjë shkarkim i kryetarëve të degëve nuk ka ndodhur në BDI, por janë shpallur zgjedhjet brenda partiake në përputhje me statutin partiak. Kështu kanë deklaruar nga Bashkimi Demokratik për Integrim pas lajmeve se janë shkarkuar kryetarët e degëve dhe nëndegëve të kësaj parti, shkruan KOHA.

“Kryetarëve të degëve aktual u ka skaduar mandati qysh vitin e kaluar dhe siç kemi njoftuar opinionin e gjerë, në mbledhjen e kryesisë dhe këshillit të përgjithshëm, para zgjedhjeve presidenciale, u formua grupi përgjegjës për mbajtjen e kuvendit rinor dhe të grave, riregjistrimit të anëtarësisë, mbajtjes së zgjedhjeve në këshilla vendor dhe degë si dhe organizimin e kongresit zgjedhor të BDI.

Mes tjerash nga BDI kanë përkujtuar se gjatë periudhës së kaluar ata kanë bërë zgjedhjen e kryesisë së re të rinisë dhe të forumit të grave në kuvende spektakolare dhe masovike, gjegjësisht kanë përfunduar riregjistrimin e anëtarësisë. Hapi i radhës i BDI-së është mbajtja e zgjedhjeve brendapartiake.

“Për këtë, në mbledhjen e djeshme të kryesisë u përcaktuan përgjegjësit për zbatimin e zgjedhjeve në çdo degë. Pas këtij procesi zgjedhor, vijon organizimi i kongresit zgjedhor të BDI”, thonë nga BDI. (koha.mk)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu