Rrezikohet sfida me Spanjën, pritet furtunë dhe reshje shiu (FOTO)

Për momentin mbetet thjeshtë një parashikim, por nuk do të jetë çudi nëse përsëritet e njëjta histori si ndaj Maqedonisë.

Kushtet e vështira atmosferike që kanë përfshirë edhe vendin tonë duket se do të jenë problem serioz edhe për takimin Shqipëri-Spanjë që do të zhvillohet nesër në Shkodër.

Reshjet e shiut nuk kanë pushuar për asnjë moment gjatë ditës së djeshme, madje edhe gjatë orëve të natës. Ndërkohë që aktualisht, në qytetin verior ka ende re të zeza dhe qielli është akoma i vrenjtur, ndonëse kanë pushuar reshjet e shiut.

Parashikimi i motit për ditën e nesërme tregon se reshjet do të jenë prezente edhe gjatë ndeshjes, madje parashikohen edhe të rrëmbyeshme. Ato pritet të fillojnë rreth orës 15:00 dhe deri në mesnatë. /albeu.com/

252402


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu